Galaxy S9, Samsung do të “vjedhë” karakteristikat e iPhone X

Samsung ka filluar që tani të prodhojë sa më shpejtë Galaxy S9, me një raport që pretendon se prova e prototipit është zhvilluar gjatë tetorit. Pas daljes në treg të iPhone X, Samsung është duke u përgatitur të kundërpërgjigjet sa më shpejtë.

Sipas disa burimeve të drejtuesve të kompanisë, celulari i ri do të ketë një kamerë dyshe, do të jetë më i shpejtë dhe do të ketë shumë stile të reja…si iPhone X.

Thashethemet e fundit thonë se Galaxy S9 do të ketë një kamerë dyshe mbrapa, një sensor me shenjën e gishtit që do të vendoset poshtë kamerës dhe jo pranë saj.

Celulari pritet të jetë me çipin Snapdrag 845 të Qualcomm, dhe Samsung ka zbuluar se do të përdorë një procesor të ri të 10nm.

Për sa i përket stileve si te iPhone X, është e paqartë nëse Galaxy S9 do të përfshijë Face ID si Apple. Por Samsung pritet ta përdorë atë teknologji në të ardhmen e afërt.

IPhone do të nxjerrë në treg TRE celularë të rinj në 2018

Apple do të nxjerrë në treg tre modele të reja iPhone në 2018, këtë e ka zbuluar Business Insider.

“Ne parashikojmë që Apple do të nxjerrë në treg tre modele të reja në 2018: modeled OLED 6.5 dhe 5.8 inch dhe një model TFT-LCD, të gjitha të pajisura me një dizajn ‘full-screen’ dhe kamera TrueDepth, si te iPhone X,” shprehet një burim i faqes.

Modelet thuhet të kushtojnë nga 649$ deri 749$. Celularët do të kenë të njëjtin dizajn të ekranit si iPhone X, dhe një prej tyre, ai 6.5 inch, do të jetë i ngjashëm me iPhone X.

Tre modelet e reja thuhet të krijohen plot 100-120 milionë herë dhe pritet që do dalin në treg në mes të 2018.

Normalisht Apple nxjerr në treg modelet e reja rreth shtatorit, por thuhet se pjesa elektronike ka përfunduar tashmë, dhe mund të ketë prodhime të mëdha që në fillim të vitit, dhe mund të nxirren në treg që në verë.

SHKARKO APP