Galdini bën thirrje për bashkim: Të mos lejojmë fitoren pa kushte të Ramës
Në një videomesazh të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, pedagogu Arian Galdini, i cili është njëkohësisht edhe themelues e ish kryetar i LDE, partisë aleate të Lulzim Bashës, bën thirrje për bashkim.
Debati i ndezur brenda PD dhe Koalicionit Opozitar pas Paktit Basha – Rama dhe sidomos pas shpalljes së listave për deputetë të PD, rrezikon ta shkërmoqe fare të djathtën dhe ti dhurojë një fitore pa kushte Edi Ames, thotë Galdini.
Nuk duhet ta lejojmë një fitore pa kushte të Edi Ramës, vijon më tej në videomesazhin e tij pedagogu dhe aktivisti civil e politik, Arian Galdini.
https://www.facebook.com/galdiniar/videos/10154357616226619/