Galdini: LDE në Opozitë, por Opozita duhet të jetë në këmbë
Lajme E Mërkurë, 21 Prill 2021 09:06
Sot u mblodh ne ambjentet e Hotel Tirana International, Asamblea Kombetare e LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike. Kjo Asamble miratoi nisjen e procesit zgjodhor per Kreun e Forumit Rinor te LDE, si edhe disa ndryshime ne Ekipin Drejtues te LDE. U zgjodh edhe Sekretari i Pergjihshem i LDE z. Elidon Laze. Elidon Laze eshte avokat i njohur dhe derisot ka kryer detyren e Sekretarit per Ceshtjet Ligjore ne LDE. Asamblea Kombetare e LDE konfirmoi vendimin e meparshem se LDE eshte nje Parti Opozitare dhe autorizoi Kryetarin e LDE Arian Galdini dhe Sekretarin e Pergjithshem Elidon Laze qe te negociojne me autoritet te plote mundesite e perfshirjes ose jo te LDE ne bashkepunime apo Koalicione me Parti te tjera.
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini, pasi raportoi para Asamblese per viziten e tij zyrtare ne Maqedoni, javen e shkuar, u shpreh se:’LDE eshte nje Parti qe ne 6 muaj ekzistence politike, ia ka dale mbane te jete nje alternative politike serioze, me ide,perfaqesim e aktivizem strukturor dhe mediatik te perditshem. Nuk u jemi shmangur asnjeres per ceshtjeve e debateve te medha. Kemi mbajtur qendrimet tona te guximshme per gjithcka, sepse jemi Parti e lire, e papororsitur, dhe jaste cdo konjukture e loje pushteti. Jemi Parti e aspiratave dhe aktivizmin e faktorizimin politik i shohim si nje proces afatgjate dhe qellim-mbare per te miren publike dhe vetem per te miren publike. Si Parti vetem 6 mujore, si Parti e kosotove zero, si Parti e pafinancuar, e pasponsorizuar dhe pa asnje kompromis me asnje nga Aktoret Politike aktuale e as me boten e interesave meskine, ne ia kemi dale mbane te bejme mrekulli, sepse po rritemi cdo dite me idealiste, te paperlyer, te merituar dhe qytetare shpresenxites. Po rritemi pa joshje, pa pushtete, pa shperblime, pa blere askend e asgje. Po rritemi si beselidhje e te mireve dhe te merituarve. Por e dime qe ende nuk i kemi numrat per tu ngritur ne kembe sikurse duhet. Sepse kjo Shumice Qeverisese kerkon nje Opozite qe te jete ne kembe, ngado, e kudo, ne sheshe, foltore, lagje, fshatra, rruge. Kjo Shumice Koruptopatike, po rrenon shpresen e shqiptareve. Qeveria Rama po i varferon shqiptaret cdo dite e me shume. Qeveria Rama po u varferon xhepat shqiptareve per tu blere votat, po u varferon mendjet per tu blere shpirtrat, e po u varferon hapesirat per tu zaptuar jetet. Kjo Qeveri duhet rrezuar nje ore e me pare. Qe Qeveria te bjere, Opozita duhet te jete ne kembe. Ne si LDE nuk i kemi ende numrat dhe jemi te ndergjegjshem per kete. Por nuk do te rreshtim se beri thirrje PD dhe te gjithe qytetareve e shpirtrave Opozitare ne vend qe te ngrihemi te gjithe bashke ne kembe, per ta sikterisur Pakicen Plackitese Politike qe po na qeveris.’