Galdini: Lu dhe Vlahutin janë zëri dhe fuqia e qytetareve shqiptarë

Reforma ne Drejtesi si proces e koncept eshte nje domosdoshmeri absolute per vendin tone. – deklaron per mediat Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini. Kryetari i LDE Galdini  shprehet se:”Nuk jane SHBA dhe BE nderkombetaret qe na cenojne sovranitetin apo dinjitetin tone kombetar. Perkunddrazi jane politikanet tane qe sillen si bosa mafioze, si cifligare te ketij vendi, ata qe na e perdhosin cdo dite sovranitetin kombetar dhe dinjitetin njerezor.
Sjellja bosiste e atyre qe na qeverisin eshte e papranueshme. A nuk eshte cenim sovraniteti kur Kryeministri yne, ia beson sigurine kombetare Shullazeve, Frrokeve, Prengave, etj? A nuk eshte cenim i sovranitetit tone kur ne Komisionin e Sigurise Kombetare apo ne ate te Ligjeve, ka deputete qe duhej te ishin ne burg si perfaqesues dhe ushtrues te krimit te organizuar, te rende apo edhe ordiner? A nuk eshte cenim i sovranitetit kombetar kur edhe zgjedhjet ne Universitete, duhej te kishin vulen dhe grushtin e Shullazit? Pse qenka kaq flagrante dhe kaq e rende, prania dhe zeri i forte me shqipe dhe anglishte te drejtperdrejte i dy Ambasadoreve qe percaktojne boshtin dhe shtyllen kurrizore te orientimit dhe perkatesise se shqiptareve politikisht, strukturalisht, institucionalisht dhe kulturalisht? C’eshte ky mllef apo kryenecezim ndaj Ambasadorit Amerikan Lu dhe Ambasadores se BE Vlahutin, per prezencen e tyre ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe perpjekjen per te qene edhe ne mbledhjet e Grupeve Kuvendore te Partive Kryesore? Ambasadoret Lu dhe Vlahutin jane aty si zeri dhe fuqia jone qytetare. Neve po na fyejne deputetet kaqola e kriminele qe kemi ne Kuvend.
Neve nuk na fyejne 2 Ambasadoret qe na perfaqesojne edhe neve pervecse vendet e tyre. Neve na e poshterojne dinjitetin, deputetet gojembyllur nga padija dhe krimi. Ndersa  2 Ambasadoret Lu e Vlahutin, na e mbrojne dhe lartesojne dinjitetin. LDE e mbeshtet pranine d Ambasadoreve Lu dhe Vlahutin ne mbledhjet e Grupeve Kuvendore te Partive kryesore deri ne mberritjen e miratimit me detyrim percaktim te Reformes ne Drejtesi. Shqiperia e se nesermes ka nevoje per kete Reforme ne Drejtesi.”

SHKARKO APP