Galdini: Platforma e Opozitës duhet të jetë rithemelimi i demokracisë

Diten e sotme, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike,  Arian Galdini, ne nje deklarate per shtyp u shpreh se: “Qeveria Rama 2 po shpaloset qarte e me qarte cdo dite se nuk ka me kontrate qeverisjeje me shqiptaret. Ajo qe Kryeministri Rama e prezanton butaforikisht si bashkeqeverisje me qytetaret, u provua se nis nga zevendesqeverisja me klientelen, oligarket dhe krimin. Keta i kane kthyer pushtetet ne nje ent shteteror nen administrim privat  qe detyron shqiptaret te firmosin kontraten ne menyre te njeanshme, njelloj sic ben Ujesjellesi dhe OSHEE. Termat e kontrates jane tjetersuar. Institucionet jane ne dispozicion te klienteles, oligarkeve dhe krimit ose ne shtiblerje. Votat dhe zgjedhjet ne 25 qershor ishin ne shitblerje. Me keq rrezikojne te behen. Lirite dhe te drejtat tona jane ne shitblerje. E vetmja ekonomi qe po lejohet eshte bujqesia e kanabisit dhe turizmi i plehrave. Sepse shume shpejt Edi Rama do tu rikthehet plehrave. E ka kontrate me detyrim percaktim me Mafian. Ndaj duhet te behemi gati per qendrese te forte dhe madhore qe te mos e lejojme plehrizimin e Shqiperise nga Rama dhe Mafia.”
Me tej pedagogu Galdini vijon: ” Sipas Platformes Rama per kontroll, gjithcka tjeter eshte e palejuar, shtetezuar e nen trysnine e administrates e taksidareve te shtetit dhe te gjobevenesve me shkop bejzbolli te  qe  nga shtrati i krimit i sherben pushtetit. Mendimi kritik eshte shpallur sharlatan. Protesta civile eshte shpallur e rrezikshme dhe trushplare. Qeverisja eshte shpallur e panevojshme ndaj i eshte dorezuar 3 P-ve Partneritetit Publik Privat apo sic themi ne ndryshe Pakicave Politike Plackitese dhe klienteles, oligarkeve dhe krimit. Kesisoj ne keto kushte demokracia eshte katandisur ne te drejte te pakufizuar te qytetareve per te degjuar 4 ore ne dite live ne cdo TV Kryeministrin qe flet, si edhe per te lexuar 8 ore ne dite ne facebook e twitter Kryeministrin qe shkruan. Ndaj ne si LDE, jemi te perkushtuar qe te bejme betejen tone dhe perpjekjen tone qe Blloku yne Opozitar dhe vecanerisht Aleati yne kryesor Partia Demokratike, te nisim nje rrugetim e sfide te rithemelimit te demokracise. Kontrata demokratike mes politkes dhe qytetarit, eshte deformuar, tjetersuar dhe prishur ne keto 27 vite, e sidomos ne keto vitet e fundit te Qeverisjes Rama. Ndaj ne duhet te riformulojme, ribejme e rikthejme kontraten mes qytetarit shqiptar dhe politikes, per ta rifuqizuar dhe ridinjitetezuar plotesisht qytetarin, sikurse u kerkua ne dhjetorin ’90, kur te gjithe shqiptaret kerkuan Liri, Demokraci dhe Europianizim. LDE ka nje platforme politike te rithemelimit te demokracise, te cilen me se pari do ta konsultoje me PD e pasketaj me aleate te tjere ne Koalicionin e Bllokun Opozitar. Nese ne si Opozite nuk nisim nje udhe te re me nje alternative e platforme te qarte politike per rithemelimin e demokracise, eshte e kote te qendrojme si fasade ne Kuvendin dhe rutinat demokratike te dala nga kanabiszgjedhjet e 2017.”

SHKARKO APP