Galdini: Veliaj si Komisar i Popullit ne Proteste shteterore kunder Drejtesise
Lajme E Mërkurë, 21 Prill 2021 11:40
Erion Veliaj genjen dhe spekulon kur thote se ai eshte Protestuesi i pare kunder 17 kateshit poshte Diges se Liqenit Artificial. – keshtu shprehet Arian Galdini, Kryetar i LDE- Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, ne nje deklarate per mediat.
Kemi qene ne qytetaret dhe aktivistet civile qe e kemi ngritur zerin e Protestes per dite e jave te tera kunder ndertimit te atij 17 kateshi nen Digen e Liqenit. Kemi qene te gjithe, bashke me Sazan Gurin, Kozara Katin, Blendi Kajsiun, e plot e plot te tjere qe kemi protestuar qe ne diten e pare kunder atij ndertimi. Ka qene aktivizmi dhe lobimi civil ai qe ka bere te mundur edhe ndryshimin e vendimit te Komitetit te Digave.
Bashkia vetem ka ndjekur hapat ligjore duke u bere e ndergjegjshme se ligji dhe qytetaria ne kete rast nuk mund te shperfilleshin duke e lejuar ndertimin poshte Diges. Ia njohim si merite Bashkise faktin qe eshte bere pale ne mbrojtje te ligjit ne kete proces gjyqesor kunder ndertimit poshte Diges. Por nuk mund te pranojme kurresesi qe nje politikan spekulant dhe genjeshtar si Erion Veliaj, te vishet me uniformen e Komisarit te Popullit e te nxjerre Shtetin ne Proteste kunder Gjykates. Katastrofa qe mund ti shkaktonte qytetin tone ai ndertim 17 katesh poshte Diges se Liqenit, eshte po aq e madhe dhe po aq dramatike sa katastrofa antidemokratike qe sjell kultura e gabuar e Politikanit qe perdor pushtetet e shtetit dhe admimistraten e shtetit, per te protestuar kunder Gjykates.
Akti i sotem populist dhe prej agjitatori qe mes shume shkeljeve ligjore qe ka bere, u ngazellye se e pa veten se paku vetem nje here ne anen e ligjit dhe qytetareve, e shtyne kete Komisar remiks partie qe te perdhose cdo fitore te demokracise, lirise, shtetit te se drejtes dhe parimit te balances se pushteteve. Protesta e Bashkise kunder Gjykates, ishte sot nje kambane alarmi qe na defton se kur ne pushtet vijne driteshkurterit, demokracise dhe lirise i fiken dritat dhe mbytet fryma.