Gara brenda në PD për kreun e partisë, Kopliku: S’është e lehtë të mundësh liderin Berisha

Më 26 maj, anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë për kryetarin e ri të partisë, ndërsa deri tani i vetmi kandidat zyrtar është Sali Berisha. Emra të tjerë si Salianji apo Evi Kokalari, kanë shfaqur dëshirën për të kandiduar, por pritet që ata të mos lejohen, pasi sipas rregullave të partisë nuk janë anëtarë. Tedi Kopliku, drejtues i Departamentit ”Brain Gain”, thotë se askujt nuk i është mohuar e drejta për të sfiduar Berishën, por mungesa e kandidaturave të tjera reflekton sfidën e madhe për të mundur liderin historik të partisë.

”Çdo kush është i lirë të kandidojë përballë Berishës. Lideri historik nuk është i lehtë për t’u mundur. Gara për këdo që do të tentonte nuk është e zakonshme. Shpresoj të ketë kandidatë, por nuk ka arsye për frikë siç mund të interpretohet. Deri më tani, nuk ka pasur kërkesa zyrtare përveç debatit publik dhe mediave”,-tha Kopliku, duke shtuar se beteja e Salianjit është më shumë një betejë mediatike.

Kopliku thotë se të jesh pjesë e PD duhet të ndjekësh disa rregulla, por nuk ka një tkurrje, madje sipas tij, ka thirrje për afrimin e figurave të reja. ”Unë personalisht nuk e shoh kaq dramatike. PD funksion. Ka largime për çështje të caktuara, por kjo nuk tregon tkurrjen. Kushtet e betejës që ka PD nuk janë të lehta, gati gati është vetësakrifikim. PD funksion nëpërmjet një hierarkie. Ka një betejë politike që bëhet sipas rregullave dhe nëse duhet të jesh pjesë e kësaj partie, duhet të jesh sipas rregullave”, tha Kopliku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?