Gara për kreun e ri të SPAK-ut. Katër kandidatët para KLP në 4 dhjetor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokurorë që garojnë për postin e Kryetarit të ri të SPAK, të shpalosin platformën e tyre dhe të japin intervistën përballë anëtarëve të KLP-së.

Kanidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, do të parqiten me 4 dhjetor në ambjentet e KLP-së për të shpalosur strategjinë e tyre në drejtimin 3 vjeçar të SPAK.

Më 20 tetor, KLP kualifikoi si të vlefshme të gjitha kandidaturat garuese dhe tashmë gjatë muajit nëntor, do kryhen verifikime në pastërtinë e figurës dhe integritetit profesional dhe përshtatshmërisë së tyre. Drejtuesit aktual të SPAK, prokurorit Altin Dumani i përfundon mandati 3-vjeçar më 18 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?