Gara për Tiranën, Xhaferri: Do kemi 6-7 emra që të kënaqet i gjithë spektri opozitar

Besart Xhaferri, deputet i PD-së flet për kandidatin e mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Sot Berisha njoftoi 3 prej zyrtarëve të PD-së, Këlliçi, Noka dhe Alimehmetin, të cilët do të negociojnë për zgjedhjen e kryetarit. Xhaferri tha se ky është një proces që do të mbyllet shumë shpejt duke bërë një zgjedhje nga 6 apo 7 alternativa që janë nga opozita.

“Do të jetë një negociatë shumë e shpejtë. Do të ofrohen 6 apo 7 emra që ne i kemi dhe më pas do të shihet kush përshtatet në mënyrë që të gjithë të jenë të përfaqësuar. Këta janë emra nga PD, por edhe nga lista e 11 majit, nga ku kishte emra jo vetëm eksponentë politikë, por edhe profesionistë në fusha të ndryshme, kishte biznesmenë, emra nga diaspora.

Mund të jetë edhe një eksponent i PD-së, por i pranuar nga të gjithë. Patjetër që duhet të bëjë një fushatë model, mbipartiake, me një administratë në hije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emrat do të dalin, kush janë administratorët, kush do të zëvendësojë drejtorët e 5D, kush janë nënkryetarët. Kështu besoj se ne do të kemi kartën morale dhe patjetër Tirana do të mbështesë duke i dhënë një shuplakë kësaj autokracie në instalim të cilën të gjithë e kuptojnë pas 11 majit se çfarë po ndodh”, tha Xhaferri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?