Garë e fortë në ditët e fundit të “Big Brother”, çifti Olsi e Fiorentina afër çmimit të madh

Kur edhe pak ditë ndajnë nga finalja e “Big Brother”, duket se publiku e ka ndarë mendjen për çiftin fitues të këtij edicioni. Në javën e fundit të “Big Brother”, gara për të fituar 100 milionë është bërë edhe më e ashpër për tre çiftet finaliste.

Deri më tani çifti më i spikatur që ka dhuruar lojë dhe ka fituar dashurinë e publikut është Olsi dhe Fiorentina. Sondazhet dhe rrjetet sociale duket se e kanë përzgjedhur tashmë fituesin.

Olsi është një nga konkurrentët e këtij edicioni që spikati për natyrën e tij të çlirët që në ditët e para kur u bë pjesë e formatit.

Ndonëse është çift në lojë me Fiorentinën, djali nga Tirana ia ka dalë të shndërrohet në të preferuarin e femrave jashtë.

Ndryshe nga dyshet e tjera, çifti nga Tirana janë konfliktuar shpesh edhe me njëri-tjetrin në shtëpi, duke thyer edhe rregullat e Big Brother.

Edhe pse kanë qenë në qendër të sulmeve nga banorët e tjerë që në ditët e para të “Big Brother”, Olsi dhe Fiorentina kanë qenë thuajse çdo javë në nominim, por kanë ditur sesi të jetojnë historinë e tyre, duke merituar qëndrimin në shtëpi.

Kur u bënë pjesë e lojës, të dy deklaruan se janë një çift që i pëlqejnë çmenduritë.

Olsi me natyrën që ka përfaqëson më së miri të rinjtë shqiptarë. Ndaj duket se çmenduria e fundit e këtij çifti është të fitojë 100 milionë lekë në Big Brother.

SHKARKO APP