Gati e shfarosën, por Dhia e Egër rikthehet në malin e Tomorrit
Dhia e egër, një specie e menduar e zhdukur nga gjuetia e paligjshme, shfaqet përsëri në malin e Tomorrit.
Janë bërë disa përpjekje me kamera-kurth nga specialistët e AdZM-së së Beratit dhe më në fund ajo identifikohet nga kamerat në habitatin e saj natyror.
Gjuetia e pakontrolluar si dhe dëmtimi i pyjeve pas viteve ’90, bëri që kjo specie që dominonte këto lartësi të egra të mendohej e zhdukur.
Kamerat u vendosën afër majës veriore të Malit të Tomorrit, në fshatin Qafë- Dardhë të Beratit. Specialistët e AdZM-së së Beratit, thonë se puna do të vazhdojë edhe në majën jugore të malit, në zonën e Skraparit.
Dhija e egër është një specie e përhershme e këtyre lartësive dhe simbol i kafshës vitale për tu përshtatur me kushte të vështira