Gati godina e Bankës së Shqipërisë, rinovimi kushtoi 15.8 mln euro

Ka përfunduar në Tiranë rinovimi dhe zgjerimi i selisë së Bankës së Shqipërisë, punimet e së cilës janë kryer nga kompania “Acmar” me qendër në Ravenë, me vlerën prej 15.8 milionë euro. Punimet dhe përfundimi i tyre me sukses u paraqitën edhe në kopertinën e revistës së Shoqatës së Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Provincës së Bolonjës, me projekt të Inxhinierit të njohur italian Petreschi dhe ku paraqitej teknologjia e përdorur. Pas  përfundimit të godinës së Bankës së Shqipërisë, kompania ka kaluar Adriatikun, dhe mbërri  në L'Aquila, ku gjashtë vjet pas tërmetit që dëmtoi rëndë qendrën e kryeqytetit të Abruzzo, ka filluar rindërtimin e qytetit. Bëhet fjalë për realizimin e rrjetit të nëndheshëm, për një shumë totale prej 30 milionë euro. Acmar premton se do të performojë me përdorimin e teknologjive moderne dhe novatore. Në të njëjtin qytet, Acmar  është e angazhuar në ndërtimin e 187 njësive të banimit në “Pettino”, për një shumë prej 44 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?