Gati për rekordin tjetër në not, Berisha “sulmohet” nga radikalët e majtë

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë thuajse ritual shëtitjen përgjatë bregut të detit pranë Gjirit të Lalzit, në ditë të nxehta të verës.

Në një video që po qarkullon në internet, shihen një grup të rinjsh radikalë të majtë, të cilët nisin ta ngacmojnë ish-kreun e qeverisë, në një nga shëtitjet e tij të fundit.

Të rinjtë kanë nisur të këndojnë “Internacionalen”, ndërkaq që Berisha thjesht i ka përshëndetur.

Berisha ka ngritur dy gishtat si simbol i demokracisë dhe fitores, por të rinjtë më tej duket se nuk kanë qenë aq miqësor me të.

SHKARKO APP