Gati platforma telefonike, ministri i Brendshëm: Ja ku t’i raportoni rastet e shit-blerjes së votës

Për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, garantimi i votës të lirë të qytetarëve është një ndër prioritetet e forcave politike. Kjo ishte edhe njëra nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit, si dhe një nga kërkesat kryesore gjatë protestës së opozitës.

Në kuadër të kësaj, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe (069 413 7777), për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës.

Po kështu, ministri Demiraj fton qytetarët që të denoncojnë edhe rastet e përfshirjes së punonjësve të Policisë në mbështetje të subjekteve elektorale, si dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Platforma parashikon edhe denoncimin e rasteve të shitblerjes së votës duke përdorur aplikacionet “whatsapp” dhe “viber” për materiale foto dhe video.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?