Gati projekti për lumin Gjanica në Fier, investimi 13 milionë euro
Kryetari i Bashkisë Fier në ikje, Baftjar Zeqaj, lidhur me atë çka po bëhet me lumin Gjanica bëri me dije se projekti për lumin pritet shumë shpejt të gjejë zbatim konkret. Zeqaj shprehet se për lumin është punuar vite me radhë.
Projekti në fjalë tashmë është miratuar dhe sipas kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, projekti i prezantuar për lumin Gjanica ka një vlerë të përcaktuar prej 13 milionë eurosh.
Në këtë fond përfshihet edhe projekti për pastrimin e lumit Gjanica dhe sistemimin e tij.