Gazetari italian: Nëna Tereza kishte aq shumë para në bankën e Vatikanit, sa mund ta falimentonte

Libri i fundit i gazetarit italian, Gianluigi Nuzzit “The Original Sin”, tregon detaje nga Vatikani kur kryepeshkopi amerikan Paul Marcinkus, ishte caktuar president i kësaj banke. Në atë kohë Nëna Tereze besohet se “kishte më shumë para në llogari”. Nënë Tereza kishte aq shumë kursime në Bankën e Vatikanit dhe nëse do t’i tërhiqte ato, institucioni do të mund të falimentonte, sipas gazetarit italian.

“Nëse vetëm Nëna Terezë do të mbyllte llogarinë apo t’i transferonte paratë, instituti do të ishte në rrezik”, ka shkruar Nuzzi, raporton “La Presse”.

Italiani ka shtuar se zbulimi i llogarisë së Nënës Terezë është dëshmi e qëndrimit të gjatë Marcinkusin brenda çështjeve të Vatikanit.

“Është një fuqi bllokuese në Vatikan që pengon reformat e Papa Françeskut sikurse bëri me Benediktin XVI – ekzistonte me Marcinkusin dhe menaxhmentin paralel të tij të Institutit për Punë të Religjionit – dhe ekziston akoma. Llogaria e Nënës Terezë në bankën e Vatikanit është dëshmi që këta njerëz ishin dhe janë akoma brenda sistemit gjyqësor dhe kanë besim në ta. Atyre iu besoi edhe Nëna Terezë, që siç thuhet, hyri në Institutin për Punë të Religjionit përmes një dere të dytë dhe u mirëprit nga De Bonis, krahu i djathtë i Marcinkusit”, ka shkruar më tej Nuzzi.

Nuzzi ka shtuar se Marcinkus u caktua president i bankës së Vatikanit nga Papa Paul VI në vitin 1970 dhe menjëherë kishte kërkuar të merrte një ndihmës dhe ai ishte Donato De Bonisin.

“Nga ai moment, fuqia e tyre u rrit dita ditës. De Bonis e njihte bankën në çdo detaj. Me mjeshtëri ai lëvizi në ndërtesat e shenjta”, ka shkruar Nuzzi.

SHKARKO APP