Gazetarja në televizion i ngatërron emrin, PËRGJIGJA cinike e personazhit s’duhet humbur (VIDEO)
Gafa jemi dhe njerëz bëjmë apo e kundërta. Në fakt jo pak herë në ekranet televizive spikerë të ndryshëm nuk iu kanë shpëtuar lapusve.
Kjo ka ndodhur edhe në emisionin e mëngjesit në “TVSH” ku gazetarja Blerina Shehu e cila bashkëmoderon emisionin me Arbër Çepanin, ka ngatërruar emrin e njërës prej poeteve të ftuarave për shkak se ato ishin planifikuar të vinin të dyja njëherësh. Vonesa e Cupit ka bërë që gazetarja të bëjë edhe këtë lapsus.
E ftuara e parë ishte poetja Adriatike Lami, por gazetarja e ka prezantuar si poetja Rudina Çupi, e cila ishte planifikuar të vinte njësoj me atë.
Por, ky lapsus duket se nuk i ka pëlqyer aspak poetes Lami e cila ka replikuar por edhe e ka ofenduar gazetaren: “Quhem Adriatike Lami dhe e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit”. “Megjithatë ju mbeteni poete”, i është kthyer gazetarja disi në siklet. Madje Lami ka vijuar dhe më tej duke thënë se duket që gazetarja nuk ka lexuar.
“Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të njihemi”, i është përgjigjur sërish poetja. Mirëpo gazetarja e ka rikthyer gafën e saj në vëmendje kur në panel u bashkua Rudina Çupi, e ftuara tjetër.
“Unë ju ngatërrova emrin qëparë me zonjën Adriatike por shpresoj të mos ju vijë aq keq sa i erdhi zonjës”, i tha gazetarja poetes Çupi.
Saktësojme se gazetarja Blerina Shehu është diplomuar në një nga Universitetet më të mira në Itali siç është ai i “La Sapienzës”.
20170616-173139 by e-d21
/Shuplaka