Gazifikimi, Gjiknuri: Projekti i ri nga i cili përfiton Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ishte i pranishëm ditën e sotme në një aktivitet për diskutimin e projektit të gazsjellësit Joniano-Adriatik (IAP) që është zgjatim i projektit TAP.
Gjiknuri u shpreh besimplotë se ky projekt do të gjejë edhe mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian që sjell zgjidhje për sigurimin e energjisë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Kosovën dhe Malin e Zi.
“Kemi besimin e plotë se do gjendet mbështetja e duhur nga SHBA dhe BE. Shprehim bindjen se takimi i sotëm do të bëjë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të projektit. Qeveria shqiptare ka mbështetur zhvillimin e projektit TAP, që deri në fazën aktuale është plotësuar në mashën 50%. Duhet të gjejmë opsione për zgjidhje të përhershme.
Ky projekt nuk do të jetë vetëm zgjatim i TAP, por do të ofrojë zgjidhje për sigurimin e energjisë në vendin tonë. Projekti do të ketë rol për gazifikimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. IAP ka pasur barriera ateknike, se kërkon mbështetejen e dy vendeve të BE. Kemi nevojë të kapërcejmë këtë ngërç se do ketë nevoja negative për projekte të tjera,” tha Damian Gjiknuri.
Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.