Gazment Bardhi kërkesë Peleshit: Po e çoni Kuvendin drejt përplasjeve fizike, Balla të përjashtohet

Në rinisje të seancës plenare, pas ndërprerjes për shkak të bllokimit të foltores dhe debateve të opozitës me mazhorancës, kreu i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi, tha se kreu i Kuvendit, Niko Peleshi po e çon Kuvendin drejt një konflikti fizik. Sipas Bardhit, Peleshi nuk respektoi rregulloren dhe nuk lejoi opozitën që t’i kundërpërgjigje kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, për të mbajtur 1 minutë heshtje për të përkujtuar 35-vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër.

”Në mënyrë të vijueshme, për shkak të shkeljes së rregullores nga ana juaj po e këtë Kuvend në konflikt fizik. Kjo është përgjegjësi e juaja e drejtpërdrejtë. T’i heqësh fjalën kolegëve dhe t’ia japësh të tjerëve ndërkohë që ka një kërkesë për procedurë, kjo po e çon Kuvendin në përplasje fizike. Përgjegjësi jeni vetëm ju sepse nuk respektoni asnjë rregull bashkëjetesës mes palëve në këtë seancë”, u shpreh Bardhi.

Nga ana tjetër ai tha se Balla u tall me familjarë e dëshmorëve pasi në sallë ishin vetëm 10 deputetë dhe duhet caktuar një orar i përshtatshëm kur të jenë të gjithë ligjvënësit në sallë. ”Së dyti kryetari juaj i grupit u ngrit në foltore duke bërë pis, duke provokuar familjet 4 dëshmorëve të demokracisë të vrarë nga ish-sekretari i Përgjithshëm i partisë suaj, ish-ministri i Brendshëm i kohës, Gramoz Ruçi, vjen këtu dhe provokon dëshmorë, familjarë, dhimbjen e tyre. Ne kërkojmë fjalën t’i përgjigjemi kërkesës. Në sallë nuk janë deputetët, ai thotë të mbajmë 1 minutë heshtje, me kë tallet ai. Caktohet një orar se kur mbahet heshtja, nëse nuk e ke për t’u tallur”, vijoi Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, në mënyrë që seanca të rikthehet në normalitet duhet që Balla të përjashtohet nga seanca. ”A keni përgjegjësi për bashkëjetesën mes palëve në këtë Kuvend?! Po provokoni në çdo moment. Që kjo seancë të kthehet në normalitet, zotëria do të duhet të dalë përjashta që kjo seancë të ketë mundësinë që të funksionojë në normalitet”, tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?