George W. Bush bëhet gjysh për herë të dytë

Ish-presidenti amerikan George W. Bush bëhet gjysh për herë të dytë. Vajza e tij, Jenna Bush Hager ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, me bashkëshortin Henry Hager.
Ajo ka postuar fotot në Instagram, ku bën të ditur se vogëlushja quhet Poppy Louise. 33-vjeçarja ka postuar foton, duke dhënë edhe shpjegimin e emrit.
Vogëlushja ka marrë emrin Poppy nga stërgjyshi i saj, George H. W. Bush, të cilin në vegjëli e thërrisnin Poppy (lulëkuqe). “Mirësevjen në botë Poppy Louise Hager, emri i së cilës vjen nga gjyshi im i dashur, të cilin e thërrisnin Poppy në fëmijëri”, shkruan Jenna në përshkrimin e fotos.

SHKARKO APP