Gjashtë mënyra për të ndryshuar

Shtatori, për shumë prej nesh është vërtetë fillimi i vitit. Pushimet janë pas krahëve tashmë dhe i kthehemi ditëve të reja, si brenda dhe jashtë shtëpisë. Përmirësimi i pamjes tonë pa ndryshuar shpirtin kuptohet, është i mundur dhe ndonjëherë ka nevojë për gjëra të vogla për tu ndjerë ndryshe.

Para së gjithash

Nuk duhet të harrojmë që personi ynë më i rëndësishëm është vetja jonë. Të jesh në qendër të vëmendjes nuk është e lehtë, sidomos nëse kemi bashkëshort dhe fëmijë për tu kujdesur, por është e nevojshme. Të rizbulosh bukurinë brenda nesh si një rutinë e vogël e vëmendjes së përditshme, na ndihmon të vlerësojmë më shumë veten.

Jemi ata çfarë hamë

Nëse gjatë pushimeve e kemi ekzagjeruar me një pije, aperitiv apo darka me miqtë, ky ësthë rasti më i mirë për tu detoksikuar. Fruta dhe perime të stinës jo vetëm që na mbrojnë nga sëmundjet me vitaminat dhe kripërat minerale, por ju ndihmon dhe me humorin e mirë, lufton lodhjen, pastron lëkurën dhe ndihmon në kontrollin e peshës.

Stilimi flokëve

Ne femrat, duhet ta pranojmë që jemi bërë kështu: çdo ndryshim epokal i jetës tonë theksohet nga një krehje e re. Prerja e flokëve shpesh është një rinovim që përmirëson si pamjen dhe humorin.

Take it easy

Sigurisht që jemi shplodhur gjatë pushimeve, por fillimi i ri mund të shkaktojë ankth dhe pagjumësi. Për të mos humbur përfitimet nga pushimet, duhet të përpiqemi të përmirësojmë cilësinë e jetës tonë.

Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

Pamja fizike varet shumë nga stili i jetës. Nëse duam të ndryshojmë, duhet të ndryshojmë dhe zkaonet tona. Nëse palestra është e mërzitshme për ju, pse mos ta provoni me aktivitete fizike në ajër të pastër.

Hidhni gjëra

Riorganizimi i hapësirave të shtëpisë, përveçse të hiqni ato që nuk ju duhen më, ju ndihmon të ndjeheni më të lehtë. Krijoni hapësirë në dollap për veshjet e reja.

SHKARKO APP