Gjen 2.700 euro në tokë, bën veprimin ‘e pazakontë’

Një turiste 67-vjecare nga Britania gjeti një çantë plot me para në tokë dhe bëri diçka që shumë prej nesh nuk do e bënin.

Ajo shkoi në stacionin më të afërt të policisë që ti dorëzoheshin personit që i kishin humbur. Turistja gjeti 2.700 euro ndërsa ishte me pushime në Venice, Itali.

Sipas BBC, paratë i zbuluoi ndërsa po ecte pranë zonës së Rio dei Tre Ponti. Policia ka njoftuar mediat lokale duke hedhur dyshime se paratë mund të jenë pjesë e ndonjë përfshirjeje kriminale.

Emri i turistes nuk është identifikuar, por është konsideruar si heroinë për veprimin e saj ‘të pazakontë’.

SHKARKO APP