Gjendet anija që mund të ndryshonte fatin e botës, ja çfarë u gjet brenda saj

Një gjahtar thesaresh do të nxjerrë nga ujërat një luftanije britanike e cila u mbyt në brigjet e Uruguajit më shumë se 250 vjet më parë. Ai shpreson të zbulojë ngarkesën e saj e cila mendohet të jetë një vlerë prej ari 1 miliard dollarëshe.

Anija u mbyt në vitin 1762 pas një betejë detare me spanjollët, ndërkohë që kapiteni i saj Robert McNamara po përpiqej të rimerrte qytetin e Colonia del Sacramento, shkruan prestigjiozja “Times”.

Por tani, gjuetari i thesareve Ruben Collado , i cili zbuloi anijen e rrënuar në vitin 2004, ka për qëllim ta nxjerrë nga deti sepse thotë se thotë fsheh një pasuri të tërë ari në bord.

Monedhat ishin dërguar nga korporata me e fuqishme globale e asaj kohe për të paguar njerëzit që do të luftojnë për të pushtuar kontinentin, si pjesë e Luftë 7-vjecare.

“Në qoftë se anija nuk do të kishte dështuar në përpjekjen e saj për të rimarrë qytetin e Colonia del Sacramento, sot ne mund të ishim duke folur anglisht në të gjithë Amerikën Latine”, tha ai për gazetën “Times”.

SHKARKO APP