Gjendet çelësi i misterit të Trekëndëshit të Bermudës

Zbulimi i disa kratereve misterioze në Siberi, në fillim të këtij viti, bëri që të dalin një valë spekulimesh në lidhje me origjinën e tyre. Tani, një raport i ri sugjeron se këto gropa misterioze, mund të jenë të lidhura me misteret e Trekëndëshit të Bermudës.

 

Megjithatë, shumë shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se ky mekanizëm, nuk shpjegon zhdukjet e shumta që kanë ndodhur në Bermuda, i cili është një vend që nuk është provuar ende se ekziston.

 

Në korrik, studiuesit siberianë zbuluan një krater të madh në Gadishullin Yamal, që ndryshe mund të quhet "fundi i botës". Më vonë, dy kratere të tjera u gjetën, një në zonën Taz, dhe një tjetër në Gadishullin Taymyr. Origjina e tyre mbetet ende një mister.

 

Shkencëtarët rusë raportuan në revistën “Nature” se, lirimi i gazrave shpërthyes të bllokuar, të quajtur metan, kishte gjasa që të krijonte këto gropa të mëdha. Ky konkluzion u arrit pasi u provua që, ajri pranë kraterit përmbante përqendrime jashtëzakonisht të larta të metanit, thanë ata.

 

Por tani, shkencëtarët kanë shkuar edhe më tej, duke sugjeruar se metani mund të jetë përgjegjës për zhdukjet e anijeve dhe avionëve nën rrethana misterioze në Bermuda. Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që thonë se ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos. Por shumë të tjerë e kundërshtojnë ekzistencën e tij.

 

Pa marrë parasysh nëse Bermuda ekziston, ideja e çlirimit të gazit metan mund të bëjë që anijet të zhyten nën ujë, thonë shkencëtarët. Metani është zakonisht i ngurtë nën presionet dërrmuese të detit të thellë, por substanca mund të shkëputet dhe të formojë flluska gazi që ngrihen në sipërfaqe.

SHKARKO APP