Gjendet keku 106-vjeçar me fruta, i ruajtur përsosmërisht!

Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë gjetur një kek 106-vjeçar me fruta, i ruajtur në mënyrë të përsosur, në një kasolle të largët në Antarktidë.

“Ëmbëlsira, e bërë nga pastiçerët britanikë të ‘Huntley & Palmers’, ishte ende e mbështjellë me letër dhe brenda një ene prej kallaji dhe argjendi”, deklaruan sot hulumtuesit e “Antarctic Heritage Trust” në qytetin e Christchurch, në bregun lindor të Ishujve të Jugut, në Zelandën e Re.

“Gjetja e kekut me fruta, i ruajtur në mënyrë të përkryer në mesin e disa dosjeve të paidentifikuara dhe kanaçeve të ndryshkura, ishte me të vërtetë një surprizë”, tha drejtuesja e programit, Lizzie Meek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i saj beson se keku, i gjetur në raftin e një kasolleje në Cape Adare, i përkiste partisë veriore të Robert Falcon Scott të vitit 1911.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Megjithëse, keku në pamje dukej i ngrënshëm, mbetet ende një mister se si është arritur të ruhet shija e ëmbël që prej shekullit të kaluar”, tha Meek për televizionin kombëtar, “Newshub”.

“Keku me fruta do të kthehet në vendin e mëparshëm, në raftin e kasolles në Antarktidë, dhe mendoj se historia e tij është atje dhe vizitorët e zonës do të kenë mundësi të vizitojnë dhe të shohin enën prej kallaji në të cilën ishte vendosur ëmbëlsira”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?