Gjendet një mumie me fytyrë të paprekur

Mumia e mrekullueshme e një princeshe është gjetur pranë rrethit të Arktikut. Ajo  kishte flokë të gjatë dhe qerpikë të paprekur dhe besohet që mumia të jetë 900 vjeçe.

Fytyra dhe tiparet e saj ishin shumë të qarta kur u nxor nga varri i saj prej shkencëtarëve.Besohet se ka vdekur në moshën 35 vjeçe dhe ishte e vetmja grua e varrosur në mesin e shumë burrave. Detajet mbi mbetjet e saj të mumifikuara aksidentalisht janë të habitshme. Qerpikët dhe dhëmbët janë ruajtur perfekt.

Ngjyra e gjelbër në fytyrën e saj është pjesë e mbetjeve të shkaktuara nga një kazan bakri, që me sa duket kishte  si qëllim që ta mbronte atë në botën e përtejme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mumja u nxor nga arkeologët në varrin e Zeleny Yar pranë Salekhard, Rusi, raportoi The Siberian Times.Ajo ishte anëtare e një qytetërimi misterioz të gjuetisë dhe peshkimit që mbizotëronte në këtë rajon polar, por kishte lidhje me Persinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?