Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi pa pasoja në aktivitetin ekonomik mes dy vendeve

Këshilli i Biznesit Turqi- Shqipëri (DEIK) e konsideron pozitiv mjedisin ekonomik mes dy vende edhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik, në Turqi. Mehmet Usta, Kryetar i Këshillit te Biznesit Turqi-Shqipëri te DEIK duke dhënë mesazhin ”business as usual” (“biznes si zakonisht”) deklaroi: “Perceptimi i rremë në lidhje me përpjekjen e dështuar për grusht shteti i cili mbizotëron jashtë vendit, sidomos në disa vende/ shtete, duhet të ndryshohet. Në këtë drejtim, ne si Këshill i Biznesit Turqi- Shqipëri kemi nevojë për mbështetjen e të gjitha organeve që kanë marrëdhënie tregtare dhe të investimeve me Turqinë. Mehmet Usta gjithashtu bëri edhe sqarimet në lidhje me çështjet e përmendura më poshtë.

“Në mbrëmjen e 15 korrikut, një fraksion brenda Forcave të Armatosura të Turqisë lidhur me FETO u përpoq për të rrëzuar me dhunë qeverinë e zgjedhur dhe prishur rendin kushtetues, nëpërmjet përdorimit të forcës, veçanërisht në Ankara dhe Stamboll. Ne si Këshill i Biznesit Turqi- Shqipëri e perceptojmë këtë përpjekje si një lëvizje të fundit nga organizata terroriste që ka infiltruar institucionet strategjike të shtetit turk me qëllim për të vënë nën kontroll institucionet shtetërore. Për vite radhazi, organizata terroriste ka fshehur me sukses objektivin e saj, me sa duket duke funksionuar si shkolla, qendra edukimi / kultura, organizatë profesionale të biznesit apo OJQ. Ky funksionim i FETO-s është përdorur si fuqi e “butë” e organizatës terroriste dhe organizata ka fituar simpatinë dhe mbështetjen e popullit në Turqi, si dhe jashtë vendit. Ne si DEIK nuk kemi asnjë dyshim se Turqia dhe demokracia turke do të dalin me të forta nga ky incident. Ne jemi të bindur se sundimi i ligjit dhe demokracia do të respektohet gjatë proceseve gjyqësore dhe të paraburgimit. Gjithashtu jemi të sigurtë se ekonomia turke do të vazhdoje të mbetet e fortë” thuhet ne deklaratën e Këshillit të Biznesit Turqi – Shqipëri.

SHKARKO APP