Gjendjen 100 kg kokainë të fshehura në bananet e një supermarketi

 

Në furnizimin me banane të një supermaketi në Pragë u gjetën 100 kilogramë kokainë, njoftoi sot zëdhënësja e agjencisë çeke të antidrogës, Barbora Kudlakova.

”Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të gjetur ndonjëherë në territorin e Republikës Çeke”, deklaroi Kudlakova.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sipas analizave të kryera mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për kokainë”, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngarkesa me banane mbërriti të mërkurën në Pragë, nga Kolumbia, në një pikë shitjeje të rrjetit tregtar gjerman ”Lidl”.

Nuk dihet nëse Republika Çeke ishte destinacioni apo pikë tranziti për kokainën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?