Gjërat që duhet të bëni patjetër kur jeni 30 vjeç

Rrjeti “Quora” ka realizuar një studim, përmes të cilit mori në pyetje njerëz në moshën 50 vjeçare (dhe më të vjetër) për këshillat që do i jepnin 30 vjeçarëve për të patur një jetë më të lumtur.

Përgjigjet e tyre ishin shumë të thjeshta, por në të njëjtën kohë shumë të mençura. Ja 20 prej tyre:

***

1-Mos pini duhan. Nëse keni filluar ndaloni, menjëherë!

2-Përdorni krem plazhi

3-Kurseni para, edhe nëse bëhet fjalë për pak

4-Ruani ose rikuperoni marrëdhëniet me prindërit, motrat e vëllezërit

5-Koleksiononi kujtime në vend të gjërave materiale

6-Jepni diçka në këmbim

7-Merruni me një sport

8-Mësoni të jeni mirënjohës për atë që keni

9-Mos vononi për të realizuar qëllimet e jetës

10-Flini gjumë

11-Kujdesuni për dhëmbët

12-Bëhuni kuriozë

13-Mos hani “budalliqe”

14-Lexoni të paktën 10 libra në vit

15-Mësoni të meditoni

16-Udhëtoni. Sa më shumë të jetë e mundur

17-Mjaft e krahasuat veten me të tjerët

18-Mbani një ditar

19-Kujdesuni për miqtë

20-Blini shtëpinë tuaj.

SHKARKO APP