Gjergj Bojaxhi: Askush nga stafi im s’ka folur për kandidimin në Tiranë

Emri i Gjergj Bojaxhi, ish-zëvendësministër i Ekonomisë dhe ish-drejtues i KESH gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, është lakuar gjatë ditëve të fundit si një kandidat i mundshëm i pavarur për Bashkinë në Tiranë. Si një prej të rinjve që hyri në politikën e djathtë përmes Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në vitin 2005, Bojaxhi vlerësohet në mjaft sondazhe si një kandidaturë potenciale për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Kjo pasi Bojaxhi është një emër që ka jo pak kredite brenda së djathtës, por edhe sepse brenda së majtës vlerësohet si një politikan i moderuar. I pyetur dje nga gazeta “Koha Jonë”, Bojaxhi ka nuk ka pranuar të jap asnjë konfirmim, por as mohim lidhur me kandidimin në kryeqytet. Ai tha se nuk ka marrë asnjë vendim për këtë çështje. “Nuk kam asnjë prononcim për kandidimi, pasi nuk kam marrë asnjë vendim”,- tha Bojaxhi. I pyetur lidhur me lajmet e publikuara për mbledhje firmash për të garantuar kandidimin si i pavarur dhe për përgatitjet për fushatë, Bojaxhi tha e nuk ka folur në media për këtë çështje. “Nuk kam folur në media për këtë çështje, as unë dhe as stafi im”,- u shpreh Gjergj Bojaxhi. Partia Demokratike pritet të mos e mbështesë kandidimin e Bojaxhiut, por ndërsa ai nuk pranon të japë një përgjigje për hyrjen në garë ose jo, përmend se për këtë gjë nuk ka folur as ai dhe as stafi i tij. Nëse nuk ka ndërmend të kandidojë për çfarë nevojitet ngritja e një stafi?

 

SHKARKO APP