Gjergj Leka sulmon Floriana Garon për Elhaida Danin
Vazhdon të shkaktojë debat të fortë paraqitja e Elhaida Danit në Eurovizion.
Por po kaq debat ka shkaktuar emisioni “Opinion”, dedikuar pikërisht Elhaidës.
E pranishme ishte edhe prezantuesja Floriana Garo.
Por kantautori Gjergj Leka duket i revoltua me panelin e Blendi Fevziut.
“Nuk mund të bëjë kritikë për muzikën një ish- Miss si Garo. Në qoftë se Floriana do të japë mendime për muzikën, po shkoj unë në vend të saj për të dhënë motin,” tha ai për Panorama Plus.
Prezantuesja iu përgjigj Lekës kështu: “Nuk e kam ndjekur këtë debat, por gjithsesi Gjergj Leka të japë opinionin e tij, ndërsa unë jap opinionin tim në “Opinion””.