Gjermania kërkon urgjent 655 mijë punëtorë
Kompanitë gjermane përmes agjencive lokale për punësim kërkojnë 655.000 punëtorë.
“Tregu i punës edhe më tej zhvillohet në drejtim pozitiv. Numri i të papunësuarve gjatë muajit maj në Gjermani ka qenë 2,66 milionë, që është për 80.000 më pak nga muaji i kaluar dhe 98.000 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar“, ka thënë FrankJürgen Weise, drejtori i Agjencisë federale për punë.
Është rritur edhe numri i të punësuarve me orar të plotë dhe me orar të pacaktuar të punës.
Konkretisht, kompanitë kërkojnë punëtor sezoni, më së shumti në sektorin e hotelerisë, ndërtimtarisë dhe bujqësisë.