“Gjermania mbështet ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane (Korridorin Blu)”

“Gjermania mbështet ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane (Korridorin Blu)”  – u shpreh zv. Kancelari Gabriel, – jo vetëm si një projekt i rëndësishëm lidhës për rajonin, por edhe si një urë lidhëse për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qëndrore”. Deklartata e be ne takimin e Ministrit te Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj   me Zv. Kancelarin Federal dhe njëherazi Ministër  Federal për Ekonominë dhe Energjinë, Z. Sigmar Gabriel.

Sipas Zv. Kancelarit Gjerman, ky është një moment i rëndësishëm për rajonin dhe një mundësi të cilën të gjitha vendet duhet ta shfrytëzojnë duke prezantuar projekte me impakt rajonal. Gjithashtu ZV. Kancelari Gabriel theksoi se Gjermania do të ndihmojë për të siguruar mbështetje financiare për projektet e ndërlidhjes.

Lidhur me procesin e Berlinit Ministri u shpreh se vëmendja e Gjermanisë është një ndihmesë shumë e rëndësishme për rajonin. Inisiativa e Kancelares Merkel një vit më parë shënoi një pikë kthese në perspektivën e vendeve të rajonit dhe bashkëpunimin mes njëri-tjetrit.

Së bashku me qeverinë e Serbisë jemi duke punuar në nivel teknik për diskutimin e projekteve rajonale që Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Pernëdimor do të prezantojnë pëprara Gjermanisë , Austrisë dhe Komisionit Europian në Konferencën e radhës që do të mbahet në muajin gusht në Vjenë. Së shpejti edhe përfaqësues nga Kosova dhe Mali i Zi do t’i bashkohen takimeve të nën-grupeve teknike u shpreh Ministri.

SHKARKO APP