Gjiknuri në Rusi, për Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën-Petërburgut

Ministri i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ka mbërritur sot në Rusi për të marrë pjesë në mbledhjen e XX-të të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petërburgut (16-18 qershor).

Çdo vit ky Forum mbledh mbi 10000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshirë këtu krerët e shteteve dhe qeverive, drejtorët e kompanive të mëdha, ekspertë dhe personalitete të shkencës, shoqërisë civile dhe medias.

Që nga viti 2006 Forumi zhvillohet nën kujdesin e veçantë dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Ruse.

Këtë vit Shqipëria, përveç z. Gjiknuri, përfaqësohet në Forum edhe nga zv.Ministrja e Zvillimit Ekonomik,Adela Karapici.

SHKARKO APP