Gjiknuri: Projektet që po ndryshojnë hartën energjitike të Shqipërisë

Ballkani Perëndimor e Shqipëria janë futur tashmë në axhendën e interkonektivitetit dhe sigurisë energjetike, deklaroi sot ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i pranishëm në punimet e Konferencës së Ambasadorëve, aktivitet treditor që zhvillohet në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme me titullarët e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë.

Gjiknuri u shpreh se “ndodhi ajo që përflitej me kohë, hapja e një korridori të ri për Bashkimin Evropian, për furnizimin me energji, pra Korridorin Jugor. Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria u futën në një hartë që dikur nuk e kishin menduar”.

Në këtë projekt të rëndësishëm, vijoi.Gjiknuri, ne shohim interesin kombëtar, të përfitojmë një burim të ri energjie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria është vend i varur nga prodhimi i energjisë me hidro, kërkesa për energji është në rritje dhe vendi ka nevojë për diversifikim energjie. Qeveria mundësoi përmbylljen e Masterplanit të Gazit i cili shumë shpejt do të kthehet në një dokument zyrtar e strategjik. Do të jetë harta jonë përsa i përket zhvillimit të sektorit dhe gazit dhe gazifikimit në Shqipëri. Kjo do të pasohet me rrjetin e shpërndarjes dhe do të krijojë gjithashtu mundësi ekonomike e burim alternative energjie”, sqaroi ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky burim furnizimi gazi mund ta shndërrojë vendin në një nyje të vogël energjitike duke degëzuar edhe rrjetet e tjera siç është rasti i gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP).

Në këndvështrimin e ministrit Gjiknuri, do të ketë sasi gazi shtesë dkonferenca e ambasadoreve (2)he duke qenë kjo e bën edhe më të vlefshëm gazsjellësin IAP. Sipas tij, ka investitorë të interesuar dhe vende të rajonit si Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi shumë shpejt do të ngrenë një kompani të përbashkët, entitet juridik për ta promovuar.

“Bashkë me Kosovën po promovojmë e shumë shpejt do nisë studimi i fizibilitetit për lidhjen e TAP-it me Kosovën duke krijuar më shumë mundësi. Lidhja e IAP-it më tej krijon mundësinë e ringut të gazit për Ballkanin”, tha z. Gjiknuri.

Duke u ndalur tek energjia elektrike, ai nënvizoi se lidhja me Kosovën ka përfunduar dhe vitin e ardhshëm fillon lidhja me Maqedoninë. “Kemi filluar punën edhe për krijimin e tregut të energjisë elektrike që këto mundësi që krijon ndërlidhja të vihen në funksion edhe të burimeve tona”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?