Gjiknuri: Qeveria dha prova se di të punojë
Qeveria Rama dha prova në Vlorë se di të punojë, ndërsa projektet shtrihen në një periudhë 8 -vjeçarë. Sipas drejtuesit të qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri, vota për PS do të thotë vazhdim i punëve të nisura. Gjatë takimeve në Vranisht, Tërbaç dhe Bolenë, Gjiknuri tha se investimet në këto zona janë një mundësi punësimi edhe për banorët.
Investimet e qeverisë Rama në fshatrat e Vlorës shtrihen në 8 vite dhe këtë e tregoi edhe puna e nisur me Rrugën e Lumit. Në takimet me banorët e fshatrave Vranisht, Tërbaç dhe Bolenë, Damian Gjiknuri tha se kjo është prova se qeveria di të punojë, ndaj më 25 qershor duhet të votojnë PS.
Damian Gjiknuri, drejtues i qarkut Vlorë: “Fshati ka shumë probleme por problemet zgjidhen një e nga një. Ne e kemi filluar nga të mëdhatë, nga ato që sjellin zhvillim për të gjithë zonën. Ne kemi qeverinë që ka dhënë prova që ka bërë gjëra dhe që thotë se nuk i kam bërë të gjitha. Kjo qeveri merr angazhim dhe mbi të gjitha kemi edhe kryeministrin që është i lidhur me këtë qark. Po e them shumë drejtpërdrejtë, qeveria e vetme socialiste do të mbajë më shumë përgjegjësi. Do të ketë më shumë investime për zonën.”
Gjatë takimeve me banorët, Gjinuri që është edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, shpjegoi perspektivën për zhvillimin e këtyre zonave, si edhe faktin se këto projekte synojnë edhe hapjen e vendeve të punës.