Gjiknuri takon homologun rus në Forumin Ekonomik të Shën-Petërburgut

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri po merr  pjesë në mbledhjen e XX-të të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petërburgut që mbahet në Rusi në datat 16-18 Qershor.

Çdo vit, ky Forum mbledh mbi 10 000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshirë këtu krerët e shteteve dhe qeverive, drejtorët e kompanive të mëdha, ekspertë dhe personalitete të shkencës, shoqërisë civile dhe medias.

Që nga viti 2006, Forumi zhvillohet nën kujdesin dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Pjesë e Forumit ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Kryeministri i Italisë Mateo Renzi, ish-Kryeministri i Francës Nicolas Sarkozy etj. Të pranishëm në diskutime ishin edhe përfaqësues të kompanive prestigjoze botërore në naftë e gaz si Eni, Total, BP, Gazprom, Lukoil, Global Oil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë punimeve të Forumit, Gjiknuri u takua me Ministrin e Energjisë së Rusisë z.Alexander Novak, personalitete të tjera të fushës së energjisë dhe drejtues të kompanive botërore të naftës e gazit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit me homologun rus, Gjiknuri u ndal tek situata globale në fushën energjitike dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomike. Dy ministrat diskutuan edhe mbi zhvillimet e pritshme në fushën e energjisë, kryesisht tek nafta e gazi dhe politika diversifikuese që po ndjek Evropa, duke patur si pjesë të saj tanimë edhe Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?