Gjiknuri u kërkon vlonjatëve votë masive për Edi Ramën
Drejtuesi politik për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri u ka kërkuar vlonjatëve votë masive për Edi Ramën më 25 qershor, duke u premtuar se në vitet e ardhshme do të vijojë puna për rilindjen e këtij qyteti dhe për dërgimin përpara të të gjitha atyre projekteve që nuk u përmbyllën dot në mandatin e shkuar. Për të realizuar këtë, Gjiknuri tha se duhen 71 mandate.
Damian Gjiknuri: “Njerëzit janë bindur që është forca më progresiste që bëri shtet në katër vjet dhe mbi të gjitha ndërmori reformën e guximshme të drejtësisë. Ne na duhen 71 vota që të qeverisim me një mandat të plotë, që edhe ato gjëra që nuk kanë shkuar mirë në shumë sektorë të Shqipërisë ne kësaj rradhe ti bëjmë ashtu siç duhet. Zhvillimi vjen nga investimet e qëndrueshme që krijojnë mirëqënie.”
Gjatë takimit me elektoraltin në Lukovë, Gjiknuri shoqërohej nga kandidati për deputet Adrian Gurma dhe kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro.