Gjimshiti: Dimë si t’i bëjmë keq Juventusit, duam t’i mundim sërish
Atalanta mori një fitore ndaj Veronës, që do e ndihmojë të jetë në “humor” të mirë për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit. Berat Gjimshiti ka paralajmëruar skuadrën torienze, se janë të aftë që t’u bëjnë keq.
“Jemi të lumtur për rezultatin që arritëm, por disi më pak për paraqitjen e radhës që ofruam. Ishte e rëndësishme të fitonim me Veronën, sepse kjo është një transfertë gjithmonë delikate, shumë fizike dhe e vështirë për t’u luajtur. Por ne treguam se e merituam dhe çuam në shtëpi tri pikë me shumë vlerë.
Mbrojtja, më perfekte se sulmi ynë? Nëse ne kemi bërë gjëra të mira, merita kryesore u takon mesfushorëve dhe sulmuesve, të cilët na kanë ndihmuar, duke u sakrifikuar jo pak. Dhe padyshim që për ne është një sodisfaksion.
Juventus? Në këtë periudhë është shumë e vështirë që të përgatisim ndeshjet, sepse kalendari është tepër i ngjeshur. Me të mbaruar një takik duhet të mendosh për tjetrin, madje edhe për Juven vlen i njëjti argument, duke qenë se pas tyre menjëherë më pas jemi të impenjuar në Ligën e Europës.
Juventusi është një klub i madh, por ne kemi treguar në vitet e fundit se dimë se si t’i bëjmë keq dhe duam që t’i mundim edhe këtë herë. Për ne është e rëndësishme që të bëjmë një rezultat pozitiv me Juven, sepse menjëherë më pas kemi duelin me Lazion, ndaj nuk do të jetë aspak një muaj i lehtë që na pret, deri te ndeshjet me Kombëtaren”, tha Gjimshiti.