Gjirokastër, një i moshuar hidhet nga ura e Ali Pashës

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Ali Pashës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës.

Viktima është identifikuar si Servet Koçiu, 70 vjeç. I moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga një lartësi  rreth 50 metra.

Familjarët kishin dalë në kërkim të tij, por e gjetën të pajetë në urën e “Ali Pashës”, e cila ndodhet disa metra larg banesës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?