GJIROKASTER/ Numërohen 6 kuti. PS në avantazh, vendin e dytë e mban PD, ja votat e LSI
Nga hapja e 6 kutive të para në qarkun e Gjirokastres PS rezulton të jetë në avantazh, e ndjekur nga PD dhe LSI. Gjithsej në këtë qark pritet të numërohen 235 kuti votimi.
Ora-00:47- Numërohen 6 kuti në gjithë qarkun e Gjirokastrës. Nga numërimi PS kryeson me 629 vota e ndjekur nga PD me 223 vota dhe LSI 131 vota.
Ora 00:30- Numërohen katër kuti në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nga 235 kuti që janë gjithsej. Në bazë të këtij numërimi PS është në vend të parë me 393 vota ose 62,7%, e ndjekur nga PD me 167 vota ose 26,6%, ndërsa LSI ka marrë 67 vota ose 10,7%.
Ora 00:11- Katër orë pas përfundimit të votimit, numërohet kutia e parë e votimit edhe në Tepelenë. Mësohet se atje ka përfunduar numërimi në fshatin Gusmar nga është me origjinë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në Gusmart 90 vota i ka marrë PS, 44 vota PD dhe 7 vota LSI. Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi në fshatin Selckë të Memaliajt ku PS ka marrë 25 vota PD 23 dhe LSI 10 vota.