GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Veliaj, avokatët bojkotojnë seancën

GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë.

Ndonëse avokatët e të pandehurve të tjerë bojkotuan seancën, pasi pretendojnë për shkelje të rënda të procesit ligjor gjatë seancave paraprake, në sallën e gjyqit ishte avokatja e caktuar kryesisht për Veliajn, Valentina Teodoresku.

Për shkak të shkeljeve të rënda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatët e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur të tjerë, kane bojkotuar seancën e sotme ku merret vendimi për të kaluar gjykimin në themel ose jo”, thuhet në reagimin e avokatëve të ndarë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13701 (67.4%)
Jo 6627 (32.6%)

Vota totale: 20328