GJKKO lë në burg Ilir Metën. Avokati: Do të vazhdojmë betejën
GJKKO ka lënë në burg Ilir Metën, duke i refuzuar kërkesën për një masë më të butë sigurimi.
Pas seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke thënë se:
“Nuk mund të mbahet Meta në paraburgim. Ai paraqitet në çdo seancë dhe shkaqet për zbarritje janë të gjykatës. Zvarritja e procesit gjyqësor duhet të shikohet nga prokuroria dhe gjykata. Besoj te gjykata, menduam që do nisej viti mbarë duke dhënë një të drejtë ligjore te vijonte gjykimi në gjendje të lirë. Meta nuk i beson këto zëvëndësimet. Nuk kishte asnjë bazeë ligjore se përse duhej rrëzuar kërkesa. Kemi bërë kallëzim penal ndaj drejtorit të burgjeve. Jemi në betejë dhe këtë betejë do e fitojmë.“
KOHA JONË SONDAZH

