Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 523 qytetarë pa maska

Vijojnë kontrollet e autoriteteve për respektimin e masave antiCOVID. Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë 523 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin 5 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve të policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Po në 24 orët e fundit,autoritetet kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë antiCOVID. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, u gjobitën dhe 13 persona të cilët u kapën duke lëvizur pas orës 22:00 me masë administrative 10.000 lekë.

SHKARKO APP