Gjuetia e paligjshme në malin e Gramozit, dhia e egër drejt zhdukjes

Bledi Hoxha dhe Xhemal Xherri janë rojtarë e studiues të florës dhe faunës. Ata përshkojnë çdo ditë dhjetra kilometra në terrene të vështira me një sfidë dhe qëllim të qartë: Mbojtjen nga rreziku i zhdukjes të specieve të rralla, siç është edhe dhia e egër.

Mali i Gramozit për shkak të pozicionimit dhe klimës është një nga zonat me rëndësi të veçantë sa i takon ekzistencës së kafshëve të egra

Bledi Hoxha: “Gjatë vëzhgimeve tona u bë e qartë se këto dy zona përmbajnë një vlerë të lartë të biodiversitetit. Në të njëjtën kohë vumë re që instituticionet që janë përgjegjëse për menaxhimin e tyre duhet të jenë më të pranishme në zonë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ndër vite gjuetia e paligjshme dhe ngjarje të tjera kanë çuar drejt zhdukjes dhinë e egër

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledi Hoxha: “Janë raportuar raste mbi gjuetinë e paligjshme të dhisë së egër, e cila është e pranishme në malin e Gramozit. Por ndihet e rrezikur sepse gjuetia e paligjshme është masive.”

Zbatimi në terren i projektit të monitorimit të jetës së egër po rikthen shpresën se speciet e rrezikuara do ti mbijetojnë rrezikut të zhdukjes, por ekspertët kërkojnë më shumë angazhim nga institucionet vendore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?