Gjumi, zbulohet sa orë duhet të flini

Gjumi është një rast që ka vite që po studiohet dhe vazhdojnë debatet për orët që duhen bërë çdo ditë.

Dikur thonin se shtatë deri në nëntë orë, por duket se kjo gjë nuk është e vërtetë. Sipas një studimi të ri, zbulohet se gjumi varion në lodhjen që ka çdo njeri gjatë ditës.

Eksperti i gjumit, Till Roenneberg thotë se çdo njeri duhet të jetë i përgjegjshëm për trupin e tij dhe gjithçka kuptohet nëpërmjet lodhjes që ndien në mëngjes.

Ai thotë se orari është i ndryshëm për foshnjat dhe fëmijët, duke treguar se bebet duhet të flejnë 14-17 orë në ditë ndërsa adoleshentët rreth 8-10 orë.

Përsa i përket të moshuarve mbi 65 vjeç kanë nevojë për 5-6 orë.

SHKARKO APP