Gjykata kërkon dëshminë e Berishës për Shullazin, Basha: Urdhër i Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë pranoi kërkesën e avokatëve të Emiliano Shullazit që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të dëshmojë në gjyq. Në një postim në facebook, Basha hedh akuza se kjo është një përpjekje e koordinuar dhe e urdhëruar nga Kryeministri Rama.
“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plotë me njeri-tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakeve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”,-thotë Basha në një postim në Facebook.