Gjykata Kushtetutese i hap rrugë Presidentit Begaj: Mund të shpallë vakancën për mandatin e Sonila Bejtjas

Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugën Presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të shpallë vakancën për vendin e anëtares Sonila Bejtja. Gjykata ka sqaruar se përbërja aktuale e saj ndodhet në një fazë tranzitore dhe se për këtë periudhë do të zbatohet parimi i përteritjes së pjesshme për të rikthyer funksionimin e rregullt të institucionit.

Ky interpretim vjen si pasojë e nevojës për të balancuar afatet e mandateve, pas krizës kushtetuese dhe vonesave në emërime.

Sipas Gjykatës në të ardhmen do të aplikohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, por në rastet aktuale duhet respektuar kalendari i përputhjes kushtetuese për përteritjen graduale të anëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë vendim i takon tashmë Presidentit të ndërmarrë hapat për shpalljen e vakancës dhe nisjen e procedurave për emërimin e një anëtari të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?