Gjykata pezullon testimin e infermierëve
Gjykata Administrative ka pezulluar dje testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi i testimit do të bëhet deri në gjykimin e çështjes me themel. Presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi tha në se Gjykata vendosi pezullimin e urdhrit të ministrit, që do të thotë pezullim i testimit deri në gjykim të thelluar. “Sapo është mbyllur seanca gjyqësore ku u gjykua aktpadia që kishte ngritur urdhri i infermierit, për pezullimin e aktit normativ të Ministrit të Shëndetësisë për zhvillimin e testimit dhe më pas gjykimin e ccështjes në themel. Gjykata vendosi pezullimin e urdhrit të ministrit, që për ne përkthehet pezullim të testimit sepse testimi mbi bazë të urdhrit të ministrit do zhvillohej dhe pas gjykimit të çështjes në themel do të ketë njw vendimmarrje tjetër”,- tha Skwnderi. Nëse do të jetë një pezullim i përkohshëm apo jo, Skënderi tha se kjo do të varet nga vendimet që do të merren me vonë nga gjykata. Ai tha se pavarësisht se testimit, infermierët nuk duhet të flenë mbi dafina por duhet të punojnë për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj pacientit. “Infermierët do të qëndrojnë në krye të punës së tyre, do të bëjnë shërbimin e tyre dhe do të ngrihen nga ana profesionale për të rritur detyrën e tyre. Ne do ti shkojmë deri në fund mbrojtjes së të drejtës së tyre. Në do t’ja lëmë kohës, gjykimit dhe do të vendosim sipas vendimmarrjes, por infermierët kanë për detyrë të rrisin shërbimin me profesionalizimin, kjo është mënyra më e mirë për ta. Ne do të marrim pjesë në seancat gjyqësore por hapi më i mirë do të jetë forcimi i punës për rritjen e nivelit për kujdesin ndaj pacientit”,- tha Skwnderi. Nga ana tjetër, Skwnderi tha se edhe pse vendimi wshtw nw favor tw infermierwve kjo nuk do tw thotë se infermierwt nuk do tw punojnë pwr rritjen e nivelit profesional. “Me këtë vendim Infermierët duhet të jenë më të qetë, por nuk duhet të flënë mbi dafina duhet të punojnë më shumë për rritjen e nivelit profesional, sepse provim mbase nuk do ketë por do të ketë vlerësim të punës të tyre më i mirë është ai i pacientit dhe aty ku ka pakënaqësi ai infermier nuk është në vendin e duhur”,- tha Skwnderi.