Gjykata “rrëzon” prokurorinë, Shpëtim Gjika “fiton” lirinë

Gjykata shpërfilli kërkesat e dhe pretendimet e Prokurorisë dhe i dha të drejtë kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, sepse,  jo vetëm që nuk e riktheu atë në qeli, por nxori nga burgu edhe shefen e Urbanistikës, Dorjana Sulaj, si dhe biznesmenin Artur Haxhi, që akuzoheshin bashkë me kryebashkiakun vlonjate prej tre mandatesh, për shpërdorim detyre në lidhje me lejen e një pallati që ishte dhënë në vitin 2011. Kësisoj është rrëzuar kërkesën e prokurorisë së Vlorës, e cila kishte apeluar çështjen ditë më parë dhe kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje, në arrest me burg, për kryebashkiakun e Vlorës. Ditën e djeshme, Gjykata e  Apelit dëgjoi pretendimet e palëve dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i kishte ndryshuar masën e sigurisë Shpëtim Gjikës, nga arresti me burg në detyrim paraqitje. Ndryshimi i masës nga gjykata erdhi dy ditë pas arrestimit të Gjikës, i cili u shtrua në spital ditën e arrestimit. Ai u transferua nga Vlora në ambientet e spitalit Amerikan, ku ai iu nënshtrua një koronografie, pasi ishte ndjerë keq gjatë ditës së parë të ndalimit. Në këto kushte, gjykata pasi pa gjendjen e tij shëndetësore ndryshoi masën e arrestit ndaj tij.  Pas daljes nga spitali, Gjika u paraqit në prokurorin së Vlorës dhe u njoh me akuzat. Gjatë seancës së djeshme në Apel, Prokuroi i çështjes akuzoi Gjikën se ishte përpjekur të pengonte hetimet dhe se Gjykata nuk mund të përcaktonte nga ana teknike se në cilat kushte duhet të kurohej kryebashkiaku i Vlorës. Gjika i quajti të pavërteta akuzat për falsifikim të dokumentacionit, duke lajmëruar se për këtë çështje do ngrejë padi ndaj organit të akuzës. Të martën kryebashkiaku i Vlorës u paraqit në Prokurorinë e këtij qyteti, ku për më shumë se 30 minuta dha përgjigje në lidhje me rolin e tij rreth akuzës së ngritur nga prokuroria. Akuza e ngritur ndaj tij ka lidhje me ndërtimin e një pallati në qendër të Vlorës, ku sipas prokurorisë Gjika e ka dhënë lejen e ndërtimit  bazuar në dokumentacion të falsifikuar. Ndërkaq edhe për dy të akuzuarit e tjerë, drejtoren e Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Dorjana Sulajn dhe biznesmenin Artur Haxhi, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë nga arresti me burg, në detyrim paraqitje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?